Stuhia e fuqishme godet Italinë, përmbysen avionët, mbyllet aeroporti! Probleme edhe në zonat e banuara (VIDEO)

Stuhia e fuqishme godet Italinë, përmbysen avionët, mbyllet aeroporti! Probleme edhe në zonat e banuara (VIDEO)

Një stuhi e fuqishme ka goditur Italinë në pjesën veriore të saj, duke shkaktuar kaos në aeroportin lokal, ku erërat e forta rrëmbyen dhe përmbysën avionë të vegjël. Imazhet nga aeroporti Luigi Ridolfi tregojnë forcën e erërave, ndërsa avionë të lehtë lëvizin nëpër pistë dhe në disa raste përmbysen. Al Jazeera raportoi se erërat në zonë arritën në rreth 120 kilometra në orë. Erërat e forta prekën gjithsej katër avionë të vegjël, ndërsa njëri prej avionëve thuhet se hasi vështirësi serioze gjatë procesit të uljes. Të përballur me rrezikun për sigurinë e fluturimeve, autoritetet mbyllën përkohësisht aeroportin. Sipas Rajonit Emilia-Romagna, “Luigi Ridolfi” mbeti i mbyllur për rreth një orë, derisa kushtet e rrezikshme të motit u qetësuan dhe kontrollet e nevojshme u kryen. ANSA raportoi...