Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

Një valë e fortë moti të keq ka përfshirë të premten disa zona të Greqisë, duke sjellë stuhi të fuqishme, erëra të forta, reshje intensive shiu, breshër dhe një numër të jashtëzakonshëm rrufesh. Athina u përball me përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike pasditen e së premtes. Qielli u mbulua nga re të dendura dhe të errëta, ndërsa pak para orës 19:00 (me oren lokale) nisën reshje të rrëmbyeshme shiu, të shoqëruara me erëra të forta dhe aktivitet intensiv elektrik. Fenomenet ekstreme kanë prekur shumë zona të vendit, ku janë raportuar përmbytje në rrugë, dëmtime në ndërtesa, pemë të rrëzuara dhe probleme në qarkullim. Sipas të dhënave meteorologjike, në orët e fundit janë regjistruar më shumë se 100 mijë goditje rrufesh në tokë dhe në...