Studentët, si bastioni i fundit i demokracisë serbe
Nga Dejan Çullafiq* Serbia është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që, pavarësisht nga potenciali i saj i madh për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e BE-së, ka preferuar që të largohet nga ky rrugëtim. Kjo nuk ka ardhur si pasojë e mungesës së dëshirës së popullit serb për të qenë pjesë e familjes evropiane, por për shkak se Aleksandër Vuçiq ka zgjedhur të ruajë pushtetin e tij me çdo kusht, duke sakrifikuar aspiratën evropiane të popullit të tij. Gjatë viteve të fundit, apatia politike ka qenë norma, por një ngjarje tragjike solli ndryshime rrënjësore në skenën politike serbe. Më 1 nëntor 2024, në Stacionin e Trenit të qytetit të Novi Sadit në Serbi, një strehë prej betoni dhe xhami e rikonstruktuar...
Burimi:
javanews.al