Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti si kryeministër i Britanisë

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti si kryeministër i Britanisë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer do të vazhdojë të mbetet deputet edhe pasi të largohet nga detyra e kreut të qeverisë, ka konfirmuar zëdhënësi i tij zyrtar në Downing Street. Deklarata vjen mes spekulimeve se Starmer mund të ndiqte shembullin e disa ish-kryeministrave britanikë, të cilët kanë dhënë dorëheqje edhe nga posti i deputetit pas largimit nga pushteti, duke shkaktuar zgjedhje të pjesshme në zonën e tyre elektorale në Londrën qendrore. Megjithatë, sipas zëdhënësit të tij, Starmer nuk ka ndërmend të largohet nga Parlamenti dhe do të vazhdojë të përfaqësojë zonën e tij edhe pas përfundimit të mandatit si kryeministër, shkruan skynews. Gjatë mbledhjes së kabinetit, Starmer u ka thënë ministrave se, ndonëse “ky është fundi i udhëtimit tim”, nuk është “fundi i tuajit”, duke theksuar...