Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh pyjor në Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, sipas qeverisë rajonale të Andaluzisë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur. Disa nga viktimat u gjetën brenda automjeteve që ishin përfshirë nga flakët. Dëshmitarët thanë se zjarri u shkaktua nga rrëzimi i një linje elektrike, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në një zonë pyjore pranë vendngjarjes. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht shkakun e zjarrit. “Numri i viktimave nga zjarri në Los Gallardos është rritur në 12 pas konfirmimit të gjashtë vdekjeve të tjera,” thuhet në një deklaratë të qeverisë rajonale të Andaluzisë. Presidenti i qeverisë rajonale, Juanma Moreno, e cilësoi ngjarjen “një tragjedi”. Duke reaguar në rrjetin social X pas njoftimit fillestar për...
Burimi:
opinion.al