Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord kokaine nga një anije në Oqeanin Atlantik, ndoshta një rekord botëror. Roja Civile tha se gjeti midis 30,000-45,000 kilogramë (33 deri në 50 tonë) kur ndaloi një anije mallrash në ujërat ndërkombëtare, tha sindikata kryesore e organit, AUGC. Ajo e quajti operacionin “një goditje historike ndaj trafikut të drogës”. Anija u vu re në brigjet e Ishujve Kanarie të premten dhe rreth 20 persona u arrestuan. Ajo ishte nisur nga Sierra Leone dhe po shkonte drejt Libisë. BBC raporton se Garda Civile nuk pranoi të jepte detaje mbi hetimin për arsye ligjore. Guardia Civil (Roja Civile) postoi një foto në X ku tregohen drogat e grumbulluara në hambarin e anijes së ndaluar. “Sot po bëhet histori në Shërbimin...