Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit
Spanja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë procesin e aplikimeve personave për njërën prej amnistive më të mëdha të emigracionit në historinë e saj moderne. Mijëra emigrantë pa dokumente vërshuan drejt zyrave postare dhe qendrave të sigurimeve shoqërore në të gjithë vendin, me shpresën për të lënë pas jetën në hije dhe për t’u integruar plotësisht në shoqërinë spanjolle. Programi, i cili u finalizua këtë muaj, u ofron të huajve që kanë jetuar të paktën pesë muaj në Spanjë dhe që kanë precedentë të pastër penalë, një leje qëndrimi njëvjeçare me të drejtë rinovimi. Ky hap vjen në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po ashpërson masat ndaj migracionit, duke e pozicionuar Madridin si një rast unik të pragmatizmit ekonomik dhe social. Drejtësia dhe...
Burimi:
javanews.al