Skandali seksual në shkollën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë: Pezullohet drejtori, reagime të forta nga qytetarë e organizata

Skandali seksual në shkollën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë: Pezullohet drejtori, reagime të forta nga qytetarë e organizata

foto ilustruese KOSOVË- Një video-investigim i publikuar nga emisioni “Piranjat” ka shokuar publikun kosovar, duke pretenduar se drejtori i shkollës “Pjetër Bogdani” në Demjan të Gjakovës, Nazmi Pnishi, ka ngacmuar seksualisht një të mitur 17-vjeçare. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda ambienteve të shkollës, gjë që ka rritur shqetësimin e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Rasti ka nxitur reagime të forta nga qytetarë dhe organizata, ndërkohë që Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës ka kritikuar mungesën e reagimit institucional nga niveli lokal dhe qendror, duke e cilësuar heshtjen e institucioneve si “bashkëfajësi”. Organizata ka theksuar gjithashtu se drejtori i akuzuar mburret me mbështetje politike, duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga sistemi arsimor dhe hetimin e rastit. Në një deklaratë publike, organizata e ka cilësuar...