No Image Available

Skandali me fondet e linjës ajrore gjatë pandemisë Covid-19, ish-kryeministri spanjoll nën hetim penal

Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, është vënë nën hetim penal nga drejtësia spanjolle lidhur me dyshimet për ushtrim ndikimi në shpëtimin me 53 milionë euro të linjës ajrore “Plus Ultra” gjatë pandemisë së Covid-19. Hetimi ndaj ish-kryeministrit spanjoll për shpëtimin e linjës ajrore ngre akuza për korrupsion politik Vendimi i gjykatës ka rikthyer në qendër të debatit akuzat për korrupsion dhe përdorim të fondeve publike në nivelet më të larta të politikës spanjolle. Sipas mediave spanjolle, Zapatero është urdhëruar të paraqitet më 2 qershor në Gjykatën e Lartë Penale “Audiencia Nacional”, ndërsa hetimet fokusohen te mënyra se si u miratua ndihma shtetërore për kompaninë ajrore në vitin 2021. Prokurorët po shqyrtojnë nëse fondet publike janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe nëse linja...