Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!
Universiteti i Harvardit ka arritur një zgjidhje prej 53 milionë dollarësh, duke i dhënë fund një sërë padish të ngritura nga familjet e donatorëve të trupave, raporton BBC. Të afërmit e të ndjerit akuzuan Shkollën Mjekësore (HMS) të institucionit për neglizhencë të rëndë dhe keqtrajtim të trupave të të dashurve të tyre. Rasti doli në dritë kur u zbuluan veprimet e ish-drejtorit 58-vjeçar të morgut, Cedric Lodge. Lodge shfrytëzoi pozicionin e tij në “Programin e Dhurimit Anatomik” dhe, midis viteve 2018 dhe 2021, disektoi kufoma të destinuara për qëllime edukative dhe kërkimore, duke i kanalizuar organet e tyre për shitje online në tregun e zi, së bashku me gjashtë persona të tjerë jashtë universitetit. Long u dënua me tetë vjet burg, gruaja e tij me...
Burimi:
javanews.al