Skandali grek me fondet e bujqësisë, nën akuzë katër deputetë, të përfshirë në abuzimin me  ndihmën ndaj blektorëve

Skandali grek me fondet e bujqësisë, nën akuzë katër deputetë, të përfshirë në abuzimin me ndihmën ndaj blektorëve

Një tjetër skandal me fondet bujqësore të Bashkimit Evropian ka tronditur Greqinë. Prokuroria Publike Evropiane ka ngritur akuza ndaj katër deputetëve në detyrë, si pjesë e një hetimi më të gjerë për mashtrim me subvencionet bujqësore të BE-së. Sipas hetimeve, në vitin 2021 një grup blegtorësh, me ndihmën e zyrtarëve shtetërorë dhe figurave politike, dyshohet se kanë paraqitur dokumente të rreme për pronësinë e kullotave, me qëllim përfitimin e miliona eurove nga fondet evropiane. Në total, për këtë çështje  janë  paditur 22 persona. Deputetët përballen me akuza që përfshijnë shpërdorim detyre, keqmenaxhim të fondeve të Bashkimit Evropian, lëshim dokumentesh të rreme dhe tentativë për mashtrim  kompjuterik. Ndërkohë, akuzat ndaj shtatë ligjvënësve të tjerë janë pushuar për mungesë provash, ndërsa hetimet për raste të tjera vijojnë....