Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët
Ka përfunduar në burg Franco Malosso “Von Rosenfranz”, 69 vjeç, njeriu që krijoi të ashtuquajturin “Amfiteatri Berico”, një sit i reklamuar për vite me radhë si zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik, por që në të vërtetë rezultoi një mashtrim i ndërtuar nga e para. Më shumë se pesë vite pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Kasacionit, Malosso po vuan dënimin në burgun e Ventimiglia-s, ku ishte zhvendosur pas nisjes së procesit gjyqësor. Historia bëri bujë në Itali pasi 69-vjeçari e promovonte vendin si një sit arkeologjik me objekte që datonin nga periudha neolitike, greke dhe romake, duke u kërkuar vizitorëve deri në 40 euro për hyrje. Megjithatë, hetimet e karabinierëve dhe Prokurorisë së Vicenzës zbuluan se nuk bëhej fjalë për asnjë zbulim historik. Sipas ekspertizave, i...
Burimi:
javanews.al