S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

Përfundon pa sukses, përpjekja për një tryezë të re paqeje mes SHBA dhe Iranit në Pakistan. Pasi më herët deklaroi se një delegacionin amerikan i përbërë nga të dërguarit e posaçëm të Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtonte në Pakistan të shtunën për bisedime me Teheranin, por presidenti amerikan u detyrua të përgënjeshtronte vetëm këtë të shtunë, kur tha se udhëtimi ishte anuluar. “Sapo e anulova udhëtimin e përfaqësuesve tanë në Islamabad për t’u takuar me iranianët. Shumë kohe e humbur në udhëtim, shumë punë!”, deklaroi ai në rrjetet sociale. Trump shtoi se përveç kësaj ka shumë luftime të brendshme dhe konfuzion për lidershipin në Iran. “Askush nuk e di kush ka kontrollin, përfshirë vete ata”, shtoi më tej Trump. Sipas tij,...