Situata në Lindjen e Mesme, CIA: Irani mund t’i përballojë për muaj të tërë presionet e bllokadës amerikane

Situata në Lindjen e Mesme, CIA: Irani mund t’i përballojë për muaj të tërë presionet e bllokadës amerikane

Një raport i inteligjencës amerikane paralajmëron se Irani mund t’i rezistojë për muaj të tërë bllokadës detare të vendosur nga SHBA-ja ndaj porteve iraniane. Sipas analizës së Central Intelligence Agency (CIA), Teherani nuk pritet të përballet me pasoja të rënda ekonomike deri në fund të verës, pavarësisht presionit amerikan. Raporti, i publikuar fillimisht nga The Washington Post, sugjeron se ndikimi i SHBA-së ndaj Iranit mbetet i kufizuar, ndërsa vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit. SHBA vendosi bllokadën detare më 13 prill, pas dështimit të bisedimeve me Iranin për zgjatjen e armëpushimit të arritur më 7 prill. Uashingtoni synon të ushtrojë presion ndaj Teheranit për të ndalur veprimet në Ngushticën e Hormuzit. Sulmet dhe tensionet në këtë rrugë strategjike detare kanë shkaktuar probleme serioze në...