Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi pezullimin e sulmeve të reja ushtarake ndaj Iranit, duke deklaruar se ekziston mundësia për një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Nafta amerikane (WTI) ra me rreth 5%, duke zbritur në 80.79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u ul në 83.87 dollarë për fuçi. Rënia erdhi pas disa muajsh rritjeje të fortë të çmimeve, të nxitura nga lufta mes SHBA-së dhe Iranit dhe pasiguritë për furnizimin global me naftë. Konflikti kishte shkaktuar ndërprerje të transportit të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë, duke shtyrë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi në kulmin e krizës....
Burimi:
javanews.al