Siguria në Hormuz, Australia gati t’i bashkohet misionit të propozuar nga Franca dhe Britania
Australia ka njoftuar se është gati t’i bashkohet një misioni “neutral dhe paqësor” të propozuar nga Franca dhe Britania për të siguruar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike të tregtisë globale të naftës. ]Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, deklaroi se Kanberra është e gatshme të mbështesë një mision ushtarak shumëkombësh, me karakter strikt mbrojtës, të udhëhequr nga Londra dhe Parisi. Si pjesë e kontributit të saj, Australia do të vendosë në dispozicion një avion mbikëqyrës E-7A Wedgetail, i cili tashmë ndodhet në rajon për të ndihmuar në mbrojtjen e Emirateve të Bashkuara Arabe nga sulmet me dronë iranianë. Misioni, sipas autoriteteve australiane, do të ketë për qëllim të forcojë sigurinë detare dhe të mbështesë përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve...
Burimi:
top-channel.tv