Si “plotësuese” e NATO-s, Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane: Rusia mbetet kërcënimi më serioz për sigurinë

Si “plotësuese” e NATO-s, Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane: Rusia mbetet kërcënimi më serioz për sigurinë

Britania ka rënë dakord të krijojë një forcë të përbashkët detare me nëntë vende evropiane për të “plotësuar” NATO-n, që synon të pengojë kërcënimet e ardhshme ruse nga “kufiri i hapur në det” në veri, njoftoi kreu i Marinës Mbretërore. Pavarësisht krizës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur pas luftës SHBA-Izrael kundër Iranit,  sipas tij “Rusia mbetet kërcënimi më serioz për sigurinë”. Në një fjalim, ai tha se 10 anëtarët e Forcës së Përbashkët Ekspedite (JEF) nënshkruan një deklaratë qëllimi javën e kaluar për të krijuar një “forcë detare shumëkombëshe” që do të veprojë si një “plotësues i NATO-s”. Bashkëpunimi ushtarak midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar është në një pikë të ulët, me të dy vendet në...