Si mund të ndikojë bllokada amerikane në llogaritjet strategjike të Teheranit?

Si mund të ndikojë bllokada amerikane në llogaritjet strategjike të Teheranit?

foto ilustruese SHBA- Bombardimet disajavore amerikane e izraelite, si dhe sanksionet dhe kufizimet e kanë goditur rëndë Iranin, por mund të jetë gjeologjia ajo që përfundimisht do ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime në përballjen e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Derisa bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit po i afrohet fundit të javës së tretë, të dhënat nga vëzhguesit e transportit dhe industrisë tregojnë se cisternat nuk kanë qenë në gjendje ta transportojnë naftën bruto iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit drejt tregjeve në Azi. Kjo do të thotë se depot e naftës në Iran po mbushet me shpejtësi, dhe koha e tij është e kufizuar para se të detyrohet ta ndalë prodhimin. Ky është problemi për Teheranin, thonë analistët, në një kohë kur po përpiqet...