Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Britania e Madhe dhe 45 vende të tjera evropiane kanë nënshkruar një marrëveshje politike që mbështet idenë e dërgimit të azilkërkuesve të refuzuar në “qendra të vendeve të treta”, jashtë territorit të shteteve ku ata kanë aplikuar për azil. Dokumenti, i miratuar në kuadër të Këshillit të Evropës që mbikëqyr Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), thekson se shtetet kanë të drejtën sovrane për të kontrolluar kufijtë e tyre dhe për të zhvilluar politika që synojnë uljen e migracionit të parregullt. Sipas marrëveshjes, vendet mund të përdorin modele të ndryshme, përfshirë shqyrtimin e kërkesave për azil në vende të treta, si dhe krijimin e “qendrave të kthimit” ku do të dërgohen personat që u është refuzuar kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare. Këto qendra janë...