Shtetet e BE-së kërkojnë rregulla më të ashpra për refuzimin e vizave turistike për rusët
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjnë trysni Komisionit Evropian ta sjellë një legjislacion, i cili do ta bënte më të lehtë refuzimin e vizave turistike për qytetarët rusë, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. Suedia do ta paraqesë këtë çështje për diskutim - me mbështetjen e Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë dhe Holandës, si dhe të vendeve të zonës Shengen që nuk janë pjesë e BE-së, Islandës dhe Norvegjisë – kur ministrat e Brendshëm të bllokut të mblidhen në Luksemburg për takimin e tyre të rregullt mujor më 4 qershor. Para takimit, këto vende i dërguan gjithashtu një letër Komisionit Evropian ku shprehën shqetësimet e tyre. Sipas tekstit, të cilin e ka parë Radio Evropa...
Burimi:
syri.net