No Image Available

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

Festa për 80-vjetorin e Donald Trump-it më 14 qershor pritet të hyjë në histori si një nga festimet më të veçanta presidenciale, ashtu si 45-vjetori i John F. Kennedy-t në vitin 1962, kur Marilyn Monroe këndoi “Happy Birthday Mr. President” në Madison Square Garden, apo 52-vjetori i Franklin D. Roosevelt-it, i veshur si Jul Cezari. Trump, ka ngritur një arenë me 4.300 vende, dominuar nga një strukturë 27 metra e lartë e quajtur “The Claë” (Kthetra), në anën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Punëtorët po përfundojnë projektin me vlerë 60 milionë dollarë, i financuar nga UFC (Ultimate Fighting Championship), organizata e arteve marciale të përziera. Në qendër të “Kthetrës” ndodhet një ring tetëkëndësh ku do të garojnë sportistët. Trump ka lënë të kuptohet se mund ta...