Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të japim detaje, negociatat vazhdojnë
Shtëpia e Bardhë deklaroi këtë të premte (1 maj) se nuk do të bëjë publike detaje nga bisedimet diplomatike private, duke iu referuar një propozimi të ri të Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara, i cili është përcjellë përmes ndërmjetësve pakistanezë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha për Reuters se administrata amerikane mbetet e vendosur në qëndrimin e saj ndaj Teheranit.Lexo edhe :Related Posts “Nuk japim detaje për bisedimet private diplomatike. Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se Irani nuk mund të zotërojë kurrë armë bërthamore, ndërsa negociatat vijojnë për të garantuar sigurinë kombëtare afatshkurtër dhe afatgjatë të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ajo. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Thesarit paralajmëroi se kompanitë detare që kryejnë pagesa ndaj Iranit për kalimin e sigurt...
Burimi:
vizionplus.tv