Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje

Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të ndjeshme këtë të hënë, ndërsa tregjet financiare në Azi janë rritur ndjeshëm pas sinjaleve për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja me Teheranin është “negociuar kryesisht”, megjithëse më vonë kërkoi nga ekipi i tij negociator të mos nxitojë drejt finalizimit. Në tregjet aziatike, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë. Shpresa për rihapjen e Hormuzit rrit bursat në Azi Optimismi për një marrëveshje ka ndikuar menjëherë edhe në bursat aziatike. Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar nivelin historik prej 65 mijë pikësh për herë të parë. Investitorët po reagojnë...