Shpërthimi i Hantavirusit në MV Hondius/ Anija do të ankorohet nesër në Ishujt Kanarie, OBSH në gatishmëri për pritjen e pasagjerëve

Shpërthimi i Hantavirusit në MV Hondius/ Anija do të ankorohet nesër në Ishujt Kanarie, OBSH në gatishmëri për pritjen e pasagjerëve

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, po udhëton drejt Ishujve Kanarie për të koordinuar procedurat që lidhen me mbërritjen e anijes turistike MV Hondius, pas rasteve të raportuara me hantavirus në bord. Anija ndodhet aktualisht në lundrim drejt Tenerifeve dhe pritet të ankorohet të dielën. Sipas autoriteteve lokale, zbarkimi i pasagjerëve pritet të nisë nga mesdita e së dielës deri të hënën, në varësi të kushteve atmosferike. Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë konfirmuar gjashtë raste të hantavirusit nga tetë raste të dyshuara. Mes viktimave raportohen një çift holandez dhe një grua gjermane. Tre persona të tjerë janë evakuuar më herët në Cape Verde. Tedros do të shoqërohet në Tenerife nga ministrat spanjollë të Shëndetësisë dhe...