Shpërthimi i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos merr përmasa alarmante, 131 viktima dhe qindra raste të dyshuara
Të paktën 131 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa janë raportuar mbi 513 raste të dyshuara, sipas autoriteteve lokale dhe organizatave ndërkombëtare të shëndetit. Zyrtarët kongolezë bëjnë me dije se rastet po përhapen në zona të reja, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të situatës shëndetësore në rajon. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin një emergjencë ndërkombëtare, ndërsa paralajmëron se numri real i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se ai i raportuar deri tani. Virusi aktual i Ebola-s është lloji Bundibugyo, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë apo trajtim i miratuar. Rastet janë identifikuar në disa zona të Kongos lindore, përfshirë Nyakunde, Butembo dhe qytetin e Gomës, ndërsa dy raste...
Burimi:
top-channel.tv