Shpërthime ‘të mëdha dhe të paprecedenta’ tronditin qytetet në jug të Libanit
Shpërthime “të mëdha dhe të paprecedenta” tronditën të premten në mbrëmje qytetet jugore të Libanit, Marjayoun dhe Nabatieh, të shkaktuara nga operacione bombardimi “masiv” të kryera nga ushtria izraelite, sipas një burimi zyrtar. Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA raportoi se ushtria izraelite kreu “një operacion masiv bombardimi që zgjati rreth 42 sekonda, një nga operacionet më intensive të bombardimit që rajoni ka përjetuar prej një kohe të gjatë”. “Sipas raportimeve fillestare, shpërthimet ka të ngjarë të kenë goditur zona në afërsi të kodrës Ali Taher në Nabatieh”, shtoi ajo. “Sipërfaqja e tokës u drodh dhe shpërthimet u dëgjuan në zona të gjera, duke shkaktuar panik të madh te banorët”, thuhet në lajm. Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të...
Burimi:
syri.net