Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy bashkëpunëtorët e tij e lanë të vdekur në makinë

Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy bashkëpunëtorët e tij e lanë të vdekur në makinë

Policia greke ka arrestuar dy burra, 68 dhe 72 vjeç, pasi dyshohet se braktisën një 72-vjeçar, i cili humbi jetën gjatë një tentative për vjedhjen e telave elektrikë, nga një transformator në Agios Stefanos. Ngjarja u zbulua të shtunën pasdite, kur efektivë të skuadrës DIAS gjetën trupin e pajetë të 72-vjeçarit në sediljet e pasme të një automjeti të parkuar në zonën e Ano Liosia. Viktima kishte dëmtime në kokë dhe në trup. Sipas hetimeve të policisë, një natë më parë, 72-vjeçari kishte shkuar së bashku me dy të arrestuarit në Agios Stefanos për të vjedhur kabllo nga një transformator elektrik. Gjatë kohës që kryenin vjedhjen, ai dyshohet se u godit nga rryma elektrike dhe ra nga lartësia në tokë. Dy bashkëpunëtorët e tij dyshohet...