Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

Një aksident i rëndë me makinë i ka marrë jetën një 37-vjeçareje italiane në Mykonosin, një nga ishujt më të famshëm të Greqisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se Sara Ceccantini, banore e Arezzos, humbi jetën në një aksident të rëndë me makinë të hënën, më 15 qershor. Sipas raportimeve fillestare, ajo ishte në ishullin grek me të tjerë për festën e beqarisë, pasi  do  të martohej të shtunën e 20 qershorit. Sara dhe miqtë e saj shoqëroheshin nga një person përgjegjës për transportin, i cili drejtonte makinën me qira të përdorur gjatë qëndrimit të tyre. Aksidenti thuhet se ndodhi natën midis të dielës, 14 qershor dhe të hënës, 15 qershor, në një rrugë në ishull. Për arsye që ende po hetohen nga autoritetet greke,...