Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet izraelite

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet izraelite

Të paktën 13 persona, përfshirë gra dhe një fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas autoriteteve, tetë persona, mes tyre dy gra dhe një fëmijë u vranë. Katër të tjerë humbën jetën në Zrarieh, ndërsa një viktimë u raportua Tyre. Në total, 32 persona u plagosën gjatë sulmeve. Përshkallëzimi i dhunës vjen pavarësisht një armëpushimi të zgjatur tre-javor midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah. Ky i fundit tha të shtunën se kishte shënjestruar forcat dhe mjetet ushtarake izraelite në jug të Libanit. Ushtria izraelite konfirmoi se një ushtar i saj u vra në përleshjet e fundit, duke e çuar në 17 numrin e viktimave ushtarake që nga fillimi...