Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Një operacion i gjerë i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti financiar klandestin të përdorur nga grupet kriminale për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Autoritetet dyshojnë se përmes kësaj “banke të fshehtë” kanë kaluar qindra miliona euro gjatë tre viteve të fundit. Sipas hetimeve, rrjeti kishte bazën në qytetin e Pratos, pranë Firences, dhe drejtohej nga një shtetas kinez që prej vitit 2021. Organizata vepronte si një ndërmjetës global për grupet e krimit të organizuar, duke mundësuar pagesa për ngarkesa të mëdha droge pa lëvizur fizikisht para dhe duke garantuar anonimitet të plotë. Policia italiane bëri të ditur se sistemi transferonte virtualisht para mes Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës. Vetëm në tre vitet e fundit, përmes tij janë...