Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

Protesta kanë shpërthyer në disa qytete të Ukrainës pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Në qendër të Kievit, dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, dolën në rrugë duke mbajtur pankarta kundër largimit të tij dhe duke kërkuar që vendimi të rishikohet. Protestuesit akuzuan drejtimin politik të vendit për pengimin e reformave në ushtri. Fedorov, i cili qëndroi vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, është vlerësuar për modernizimin e strukturave ushtarake, përdorimin e teknologjisë në luftë dhe zhvillimin e projekteve me dronë që kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase në përballjen me Rusinë. Zelensky nuk ka dhënë një arsye zyrtare për shkarkimin e tij, por vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga komentatorë, pjesë të ushtrisë dhe organizata...