‘Shi i zjarrtë’ në Guatemala / Turistët i zë shpërthimi i ‘Volcán de Fuego’, gurë vullkanikë bien mbi grupin gjatë shpërthimit
Një grup turistësh janë pritur nga një shi i zjarrtë shkëmbinjsh në vullkanin më aktiv të Guatemalës.Sipas informacioneve paraprake, thuhet se vullkani Volcán de Fuego ka shpërthyer kur ata zgjodhën t'i afroheshin. Një nga shëtitëset, Anna Garcia, përshkroi se si gurët që digjeshin i dogjën xhaketën, ndërsa, një copë guri pothuajse e goditi në kokë. "Vullkani shpërtheu dhe arrita të filmoja një pjesë të vogël të tij, por nuk kapja shumë sepse, ndërsa po filmoja, ngrita kokën dhe fillova të shihja shkëmbinj që binin. Në atë moment u shokova pak dhe pastaj fillova të vrapoja", tha Garcia. Sipas studiuesve, vullkani është pothuajse vazhdimisht aktiv në një nivel të ulët, duke prodhuar shpërthime të vogla gazi dhe hiri çdo 15 deri në 20 minuta. Historikisht, ai...
Burimi:
syri.net