Shfaqja para Mbretit Charles kthehet në tragjedi, ushtarja 24-vjeçare bie nga kali dhe humb jetën

Shfaqja para Mbretit Charles kthehet në tragjedi, ushtarja 24-vjeçare bie nga kali dhe humb jetën

Një ushtare 24 vjeçare britanike e cila ishte pjesë e Artilerisë Mbretërore të Kuajve ka humbur jetën tragjikisht duke rënë nga kali gjatë një shfaqjeje në Panairin Mbretëror të Kuajve në Windsor, tha Policia e Luginës së Thames. Incidenti ku humbi jetën, 24-vjeçarja e identifikuar si Ciara Sullivan, ndodhi menjëherë pasi ajo doli nga arena ku po mbahej shfaqja. Ajo mori trajtim të menjëhershëm mjekësor, por kishte pësuar lëndime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Mbreti u “trondit dhe u trishtua” kur mësoi për vdekjen e ushtares 24-vjeçare, tha një zëdhënës i Pallatit të Buckingham-it, dhe ai do të jetë në kontakt me familjen e saj. “Ndërsa Madhëria e Tij dhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore ishin të pranishëm në arenë në kohën...