Shërbimi Sekret vret një person pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve. Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit
Oficerët e Shërbimit Sekret qëlluan për vdekje një person, i cili iu afrua një pike kontrolli sigurie të shtunën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Pak para orës 18:00 sipas kohës lindore amerikane (ET), një individ iu afrua një pike kontrolli jashtë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë dhe nisi të qëllonte ndaj oficerëve, tha një zëdhënës i Shërbimit Sekret, duke iu referuar hetimeve paraprake. Oficerët e Shërbimit Sekret iu kundërpërgjigjën me armë zjarri dhe goditën të dyshuarin, i cili më pas vdiq në një spital të zonës, shtoi zëdhënësi. “Gjatë të shtënave, edhe një kalimtar u godit nga plumbat. Ende nuk është e qartë nëse kalimtari u plagos nga të shtënat fillestare të të dyshuarit apo gjatë shkëmbimit të mëvonshëm të zjarrit,”...
Burimi:
top-channel.tv