Shefi i OKB-së qetëson për hantavirusin: Nuk është një tjetër Covid

Shefi i OKB-së qetëson për hantavirusin: Nuk është një tjetër Covid

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus u përpoq t’i sigurojë banorët e Tenerife-s se rreziku i infeksionit është i ulët përpara mbërritjes së anijes turistike ku shpërtheu virusi. Ai theksoi se “ky nuk është një tjetër Covid” dhe se nuk kishte pasagjerë simptomatikë aktualisht në bordin e MV Hondius. Kroçera pritet të mbërrijë në portin e Granadillës të dielën, duke ngjallur shqetësim tek vendasit. “E di që jeni të shqetësuar,” u tha Ghebreyesus banorëve të Tenerife-s. “E di që kur dëgjon fjalën ‘shpërthim’ dhe shikon një anije të lundrojë drejt brigjeve të tua, shfaqen kujtime që asnjëri prej nesh nuk i ka qetësuar plotësisht. Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe unë nuk e shpërfill atë për asnjë moment...