Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve misterioze, nuk e dimë nëse janë apo jo UFO
Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e shefit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha se agjencia hapësinore ka kapur imazhe të objekteve që nuk mund të shpjegohen me siguri si fenomene natyrore të njohura deri më sot. Në një intervistë në podcastin e Jack Gordon, kreu i NASA-s deklaroi se ekzistojnë të dhëna nga vëzhgimet që mbeten të pashpjeguara, por theksoi se ato nuk përbëjnë prova për ekzistencën e jetës jashtëtokësore. “Ne kemi imazhe dhe kjo është diçka për të cilën presidenti Trump është shumë progresiv. Bazuar në të dhënat që kemi nga këto imazhe, nuk e dimë se çfarë janë”, tha Isaacman. Ai shtoi se është e mundur që njerëzimi të arrijë në përfundimin...
Burimi:
vizionplus.tv