SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën e subjekteve të sanksionuara. Ministria e Turizmit është një nga 10 agjencitë dhe kompanitë qeveritare të mbuluara nga masat e reja, sipas udhëzimeve të përditësuara nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin e Thesarit të SHBA-së, raporton Reuters. Shitësit me shumicë të karburantit Korejdan dhe Enetek, si dhe kompania shtetërore tregtare Gekomex, u shtuan në listën e sanksioneve . Sanksionet janë shtrirë edhe ndaj organizatave që, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, shërbejnë për të monitoruar kundërshtarët politikë dhe për të shtypur mospajtimin, përfshirë Shoqatën e Luftëtarëve të Revolucionit Kuban dhe Brigadën e Reagimit të Shpejtë. Ministria e Turizmit është lojtari më...
Burimi:
opinion.al