SHBA vendos vijën e kuqe për Iranin, Rubio: Siguria e aleatëve nuk negociohet

SHBA vendos vijën e kuqe për Iranin, Rubio: Siguria e aleatëve nuk negociohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin asnjë hap që mund të cenojë sigurinë e aleatëve të tyre në Gjirin Persik gjatë negociatave me Iranin. Gjatë një vizite zyrtare në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, Rubio tha se Uashingtoni po konsultohet ngushtë me partnerët e tij rajonalë dhe po i përfshin ata në diskutimet që lidhen me çdo vendim të mundshëm për Teheranin. “Ne nuk do të bëjmë asgjë që minon sigurinë e aleatëve tanë, aleatëve tanë të hershëm në rajon”, deklaroi Rubio para gazetarëve në Kuvajt. Kryediplomati amerikan theksoi se qëllimi i vizitës së tij ishte jo vetëm të falenderonte vendet e Gjirit për mbështetjen e dhënë, por edhe të siguronte koordinim të plotë për...