SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

Qeveria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj rafinerisë private kineze Hengli Group për shkak të marrëveshjeve të saj me Iranin, bëri të ditur Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Sipas një deklarate zyrtare, rafineritë e vogla dhe të pavarura në Kinë vijojnë të luajnë rol kyç në ekonominë e vendit, ndërsa “Hengli Group” renditet ndër klientët më të mëdhenj të Iranit për importin e naftës së papërpunuar dhe produkteve të tjera energjetike, me transaksione që arrijnë në miliarda dollarë. Përveç kësaj, Uashingtoni ka shpallur masa ndëshkuese edhe ndaj rreth 40 kompanive të transportit detar dhe anijeve që, sipas tij, janë pjesë e të ashtuquajturës “flotë fantazmë” të Teheranit. Këto struktura dyshohet se përdoren për të shmangur sanksionet dhe për të mbështetur eksportet...