SHBA-të godasin anijet iraniane, Mojtaba Khamenei: Lindja e Mesme nuk do jetë më mburojë për bazat amerikane
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të mbeten të larta. Ushtria amerikane ka njoftuar se ka goditur disa objektiva në Jug të Iranit, në atë që e përshkroi si një operacion për mbrojtjen e forcave të saj ushtarake në rajon. Sipas Komandës Qendrore Amerikane, sulmet kishin në shënjestër baza raketore dhe anije iraniane që dyshohej se po kryenin aktivitete kërcënuese pranë rrugëve të rëndësishme detare. Zyrtarët amerikanë thanë se veprimet u ndërmorën për të parandaluar rrezikun ndaj trupave amerikane dhe për të garantuar sigurinë e lundrimit në zonë. Operacioni u zhvillua pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej pikave më strategjike në botë për transportin e naftës dhe energjisë. Në deklaratën e tij, kapiteni Tim Hawkins, tha se ushtria amerikane po vazhdon të tregojë përmbajtje gjatë...
Burimi:
vizionplus.tv