SHBA-të ekzekutojnë “mbretin” e bandës Tren de Aragua në Venezuelë
Ushtria amerikane ka vrarë udhëheqësin e dyshuar të bandës me bazë në Venezuelë, Tren de Aragua. Kështu ka deklaruar presidenti Donald Trump të premten, 12 qershor. Sipas tij, Komanda Jugore e SHBA-ve (U.S. Southern Command) ka kryer një “sulm të shpejtë dhe vdekjeprurës kinetik”, me qëllim eliminimin e Hector Rusthenford Guerrero Flores, i njohur edhe me nofkën Niño Guerrero (Luftëtari i vogël). Operacioni, sipas presidentit amerikan, është kryer në mënyrë të koordinuar ngushtë me autoritetet venezueliane. Trump shkroi në rrjetin Truth Social se misioni kishte si objektiv “ekzekutimin me sukses” të një prej figurave më të kërkuara të krimit të organizuar në Amerikën Latine. Nga ana tjetër, edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkroi në platformën X se sulmi është kryer më herët gjatë javës në një kompleks të lidhur...
Burimi:
javanews.al