SHBA-të bombardojnë sërish Iranin, Teherani: Do i përgjigjemi agresionit
Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) njoftoi se ka goditur objekte iraniane të mbikëqyrjes bregdetare, mbrojtjes ajrore, depo raketash dhe dronësh. Sipas deklaratës, sulmet synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit dhe u drejtuan edhe ndaj forcave të Gardës Revolucionare Islamike. CENTCOM theksoi se mbi 50 mijë ushtarakë amerikanë në Lindjen e Mesme mbeten në gatishmëri të plotë. Edhe Irani ka goditur aleatët amerikanë në rajon.
Burimi:
ntv.al