SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Ose marrëveshje, ose bombardime pa mëshirë

SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Ose marrëveshje, ose bombardime pa mëshirë

“Nëse Irani nuk firmos marrëveshjen, do ta bombardojmë pa mëshirë”: Optimizmin e radhës për firmosjen e një ujdie, presidenti amerikan Donald Trump e shoqëroi sërish me kërcënime, të cilat u mbështetën edhe nga një seri e re sulmesh gjatë natës të ushtrisë amerikane kundër objektivash ushtarakë të regjimit të ajatollahëve. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) foli për “veprime vetëmbrojtëse”, të drejtuara kundër objektivave ushtarake, sistemeve të mbikëqyrjes dhe radarëve në jug të Iranit. Sumet erdhën pak orë pasi Trump it ha Foxneës se forcat amerikane do të godisnin Iranin “me forcë” ndërsa e akuzoi Teheranin se kishte vonuar tej mase arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e përhershëm të luftës. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump la të kuptohet se bombardimet mund të ndalen nëse...