SHBA shtrëngon kontrollin mbi inteligjencën artificiale, bllokon aksesin në modelet e Anthropic
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar pezullimin e aksesit të shtetasve të huaj në modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale të zhvilluara nga Anthropic, një vendim që po konsiderohet si një nga masat më drastike të kontrollit teknologjik të ndërmarra deri më tani nga Shtetet e Bashkuara. Vendimi prek modelet e reja Claude Fable 5 dhe Mythos 5, të prezantuara vetëm pak ditë më parë nga kompania amerikane. Sipas Anthropic, urdhri i qeverisë amerikane ndalon përdorimin e këtyre modeleve nga çdo shtetas i huaj, pavarësisht nëse ndodhet brenda apo jashtë SHBA-së, shkruan Reuters. Autoritetet amerikane kanë argumentuar se masa është ndërmarrë për arsye të sigurisë kombëtare. Raporte të mediave amerikane sugjerojnë se shqetësimet lidhen me dyshimet se grupe të lidhura me Kinën...
Burimi:
javanews.al