SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS
Ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen të bindin Kinën që të ndërpresë bashkëpunimin me Iranin, Teherani po thellon lidhjet e tij me vendet e BRICS, duke shfrytëzuar takime diplomatike paralele. Presidenti amerikan Donald Trump po viziton Kinën, ku pritet të ushtrojë presion për të frenuar bashkëpunimin diplomatik, ekonomik dhe ushtarak të Pekinit me Teheranin. Paralelisht, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ndodhet në Indi për të marrë pjesë në takimin e BRICS. “Dy mekanizma paralelë janë në proces”, tha për Al Jazeera-n Abas Aslani, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme. Sipas Aslanit, Uashingtoni kishte shpresuar që një “fitore në luftë me Iranin” të shërbente si levë ndikimi ndaj Kinës. “Tani është e kundërta. Ata po kërkojnë ndihmë nga Kina për...
Burimi:
javanews.al