“SHBA nuk largohet nga NATO”, Rubio: Do të qëndrojmë, por duam reforma
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të mbeten anëtare të NATO-s, por aleanca duhet të reformohet. Këtë pohim, Marco Rubio e bëri përpara Komitetit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, ku sekretari i shtetit theksoi se Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s muajin e ardhshëm në Turqi, ku do të paraqesë kërkesat e SHBA-së për ndryshime dhe do të bëjë thirrje që aleatët të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje. Samiti është caktuar të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara. “Ne jemi ende anëtarë të NATO-s, por aleanca ka nevojë për ndryshime të thella, dhe Presidenti e ka bërë këtë të qartë”, u shpreh rubio. Kreu i DASH shtoi se Trump është veçanërisht i shqetësuar se...
Burimi:
top-channel.tv