SHBA nuk është derrkuci i Europës/ Trump ‘tërbohet’ me BE pas gjobës ndaj Google

SHBA nuk është derrkuci i Europës/ Trump ‘tërbohet’ me BE pas gjobës ndaj Google

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër ndaj Bashkimit Evropian pas vendimit të Komisionit Evropian për të gjobitur Google, duke e akuzuar Brukselin se po godet sistematikisht kompanitë amerikane të teknologjisë dhe duke paralajmëruar kundërmasa tregtare. Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se Bashkimi Evropian po përdor gjobat si një mënyrë për të përfituar në kurriz të kompanive amerikane. “Bashkimi Evropian e ka bërë përsëri. Pas gjobës prej 15 miliardë dollarësh ndaj Apple, 3 miliardë dollarëve ndaj Meta, 2.5 miliardë dollarëve ndaj Amazon dhe shumë kompanive të tjera amerikane, tani ka vendosur edhe një gjobë prej 1 miliard dollarësh ndaj Google, pa asnjë shpjegim. Kjo e çon totalin e gjobave ndaj Google në mbi 18 miliardë dollarë. Bashkimi Evropian po...