SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

SHBA ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake në Iran, pasi Teherani goditi një anije tregtare që po kalonte në Ngushticën e Hormuzit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), operacioni u zhvillua në përgjigje të sulmit ndaj anijes me flamur qipriot, e cila pësoi dëmtime të mëdha dhe detyroi ekuipazhin ta braktiste. Autoritetet amerikane deklaruan se sulmet goditën rreth 140 objektiva ushtarake iraniane, përfshirë baza raketash, dronësh, rrjete komunikimi dhe pozicione mbikëqyrjeje bregdetare. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit deri në një njoftim të ri, duke paralajmëruar se çdo veprim i mëtejshëm amerikan do të përballet me një përgjigje të ashpër. Irani gjithashtu pretendoi se ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Jordani,...