SHBA, miliarda USD investime në Ballkan/ Në fokus LNG, ulja e varësisë nga gazi rus

SHBA, miliarda USD investime në Ballkan/ Në fokus LNG, ulja e varësisë nga gazi rus

Shtetet e Bashkuara po intensifikojnë praninë e tyre ekonomike dhe strategjike në Ballkan përmes investimeve miliarda dollarëshe në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë te gazi natyror i lëngshëm (LNG). Objektivi kryesor është forcimi i rolit amerikan në tregun energjetik europian dhe zvogëlimi i varësisë së vendeve të rajonit nga furnizimet me gaz rus. Sipas një analize të gazetës gjermane Kölner Stadtanzeiger, Uashingtoni po shfrytëzon transformimin e tregut energjetik evropian pas luftës në Ukrainë për të zgjeruar ndikimin e tij gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor. Përmes investimeve në terminale LNG-je, gazsjellës dhe marrëveshje afatgjata furnizimi, SHBA-ja synon të pozicionohet si furnizuesi kryesor i gazit për vendet e rajonit. Një nga projektet më të rëndësishme të kësaj strategjie është gazsjellësi Southern Interconnection, i cili do të...