SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit arsimor dhe gazetarët. Rregullorja e re përfundimtare e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) përcakton një periudhë fikse qëndrimi për vizat F (për studentët ndërkombëtarë), vizat J (që u lejojnë pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit kulturor të punojnë në SHBA) dhe vizat I (për përfaqësuesit e mediave). Aktualisht, këto viza janë të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e programit të studimit ose të punësimit në SHBA. Sipas rregullave të reja, periudha e vlefshmërisë për vizat e studentëve dhe të shkëmbimit nuk do të jetë më e gjatë se katër vjet. Viza për gazetarët – e cila aktualisht mund të zgjasë për vite me radhë – do...